Në periudhën prej 20- 22 prill 2015, përfaqësues të SHMP “Kuben” nga Oslo së bashku me disa nxënës të dalluar nga shkolla vizituan SHMP “Mosha Pijade” në Tetovë. Qëllimi i vizitës ishte fillimi i bashkëpunimit të ndërsjellë për bashkëveprim mes dy shkollave dhe QDN Shkup. Përfaqësuesit e SHMP “Kuben” u takuan me drejtorin e SHMP “Mosha Pijade” si dhe me profesorët dhe nxënësit e inkuadruar në grupet për mediacion dhe zgjidhje të konflikteve.