Më 22-23 Janar, 2014 Kryetari i Bordit të Nansen qendrës për paqe dhe dialog, Sigmund Hagen së bashku me drejtoreshën e Nansen qendrës për paqe dhe dialog, Ingun Skurdal nga Lilehameri, Norvegjia, vizituan shkollën e parë të integruar fillore dhe të mesme në Preljubishtë, komuna e Jegunovcit. Më pas, përfaqësuesit e NQPD vizituan zyrën e QDN Shkup ku vijuan prezantimet e përgatitura nga drejtori ekzekutiv i QDN Shkup- Sasho Stojkovski, projekt menaxheri- Veton Zekolli, menaxherja për edukim, trajnim dhe zhvillim- Biljana Krsteska- Papiq dhe koordinatorja për marrëdhënie me opinionin- Mirlinda Alemdar. Qëllimi i vizitës ishte informimi rreth aktiviteteve të QDN Shkup në fushën e arsimimit të integruar si dhe diskutimi i planeve të ardhshme për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy organizatave.
Përfaqësuesit e NQPD gjithashtu vizituan shkollën fillore “Sllavço Stojmenski” në komunën e Vinicës e cili është një nga shkollat të cilat e aplikon modelin Nasen për arsimim të integruar. Përfaqësuesit morën pjesë në një aktivitet të integruar jashtë mësimor të realizuar nga arsimtaret e integruara në projekt- Shenaj Amedova dhe Sanja Smillanska dhe më pas realizuan takim me drejtorin e shkollës- Jordan Stojanov.