Urime të sinqerta për përfundimin e suksesshëm të trajnimit nga Moduli A për arsimin inerkulturor për të gjithë arsimtarët, bashkëpunëtorët profesional, profesorët nga tetë grupet e Qendrës për trajnim të QDN Shkup!

Këmbëngulja, përkushtimi dhe motivimi i pjesëmarrësve u theksuan edhe në fjalimet përshëndetëse të drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup, z. Veton Zekolli dhe drejtoreshës të Këshillit për arsim të integruar të Irlandës së Veriut, znj. Roisin Marshall.

Shpresojmë që ky cikël i trajnimeve të jetë një hyrje e mirë për gjithë atë që vijon për arsimin interkulturor si një nevojë aktuale në praktikën tonë arsimore.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shpresojmë se iniciativat e këtilla do të kenë ndikim pozitiv në kualitetin e arsimit në vendin tonë.