Në periudhën prej 22-31 gusht, 2012 në suaza të Qendrës për trajnim për arsimim të integruar pranë QDN Shkup u realizua pjesa teorike e trajnimeve bazike për arsimim të integruar. Trajnimet u organizuan në pesë punëtori të cilat i përfshinë të gjitha fushat tematike të inkuadruara në pakon bazike për arsimim të integruar të përgaditura dhe të realizuara nga ana e e kipit për edukim pranë QDN Shkup.

Gjatë trajnimeve u përpunuan temat vijuese: “Veçoritë e Nansen modelit për arsimim të integruar”, “Format, metodat dhe teknikat e punës në grupe të inegruara dhe dygjuhësore”, “Integrimi si lidhje mes përmbajtjeve arsimore dhe jashtëmësimore”, “Planifikimi dhe krijimi i aktiviteteve të integruara jashtëmësimore”,“Komponenta dygjuhësore në aktivitetet jashëmësimore”, “Llojet e komunikimit në grupe dygjuhësore”, “Roli i lojës në aktivitetet në aktivitetet e integruara jshtëmësimore”,“Roli dhe rëndësia e e lojës në aktivitetet e integruara jashtëmësimore”,“Tejkalimi i stereotipeve dhe paragjykimeve në grupe të përziera etnike”, “Nxënësit, prindërit dhe arsimtarët-partnerë aktiv në shkollat e integruara”. Pjesëmarrësit të cilët me sukses e kaluan pjesën teorike të trajnimeve bazike do të marrin pjesë në trajnimet praktike të cilat do të realizohen muajin e ardhshëm.

Grupa e pare e pjesëmarrësve në ciklin bazik ishte e përbërë nga arsimtarë dhe pedagogë nga gjatë shkolla fillore multietnike në R. e Maqedonisë, respektivisht SHFK “Rajko Zhinzifov”- komuna Çair, SHFK “Marshall Tito”- komuna Strumicë, SHFK “Strasho Pinxhur”- komuna Karbinci, SHFQ “Goce Dellçev”-komuna Konçe, SHFR “Strasho Pinxhur” –komuna Karbinci, SHFQ “Koço Racin”- komuna Petrovec, dhe SHFR “Shemshovë”- komuna Jegunovcë.

“Unë vij nga një shkollë ku arsimi rregullt realizohet në dy gjuhë- Maqedonisht dhe Turqish. Jam e sigurtë që Nansen modeli për arsimim të integruar do të pranohet pozitivisht nga të gjithë. Ky lloj I punës do të përforcojë bashkëpunimin dhe do të shtytë socilalizimin mes nxënësve dhe arsimtarëve, gjë që I nevoitet shumë shkollës sonë. Është mire për ne si pjesëmarrës të njihemi me nivelet e ndryshme të komunikimit të cilat po na prezantohen në mënyrë tejet profesionale nga ana e trajnuesve të QDN Shkup” – Nada Arsova – arsimtare në SHF Strasho Pinxhur – komuna Karbinci – pjesëmarrëse në ciklin e pare të trajnimeve bazike.

Trajnimet në Qendrën për trajnim për arsimim të integruar realizohen nëpërmjet 60% teori dhe 40% punë praktike. Pjesa teorike realizohet në Qendrën për trajnim ndërsa pjesa praktike do të relizohet në disa shkolla të selektuara të cilat janë të pajisura teknikisht, ku edhe me sukses aplikohet Nansen modeli për arsimim të integruar.