(15.06, 2009) Me rastin e përfundimit me sukses të vitit shkollor të gjeneratës së parë të nxënësve të Shkollës fillore dugjuhësore të integruar “Fridtjof Nansen”, në Komunen e Jegunovces u organizua një takim me prindër për ndarjen e dëftesave të nxënësve. Me këtë rast arsimtaret I njoftuan prindërit për rezultatet e arritura dhe suksesin e realizimit të programeve për arsim formal dhe joformal në dy klasët e shkollës. Nga ana e prindërve u theksua kënaqësia që janë pjesë e këtij projekti dhe se janë shumë të kënaqur prej mënyrës se si funksionon shkolla, nga kualiteti I mësimit dhe ndryshimet e dukshme që kanë ndodhur te fmijët e tyre. Prindërit gjithashtu patën mundësinë të përcjellin manifestimin përfundimtar I cili ishte rezultat I punës nëntëmujore të arsimtareve me nxënësit e tyre.