Gjatë muajit gusht, 2017 pesë grupe të pjesëmarrësve (Grupi 14, 15, 16, 17 dhe 18) të cilët me sukses përfunduan trajnimin bazik për arsimim të integruar filluan me procesin e trajnimit në suaza të nivelit të avancuar të trajnimit për arsimim të integruar. Mësimdhënësit me sukses përfunduan nivelin bazik të trajnimit në muajin maj 2017.

Grupet përbëhen prej mësimdhënësve të cilët vijnë nga shkollat e përzgjedhura për zbatimin e Konceptit për arsim interkulturor: SHF “Toli Zordumis”, Kumanovë, SHF “Goce Delçev”, Manastir, SHF “Bashkim vëllazërim”, Dibër, SHM “Braka Miladinovci”, Shkup dhe SHF “Vëllazërimi”, Shkup. Në gupet gjithashtu marin pjesë edhe mësimdhënës të cilët zbatojnë modelin Nansen për arsimim të integruar përmes aktiviteteve projektuese nga shkollat: SHF “Nikola Karev”, Krushevë, SH” Kiril i Metodij”, Kuçevistë, SHF”Kiril i Metodij”, Kanatlarcë, SHF “Bratstvo-Migjeni”, Tetovë, SHF “Avram Pishevski”, Bardovc  dhe SHF “Goce Delçev”, Konçe.