Gjatë muajit Maј, 2017 pesë grupe të pjesëmarrësve (Grupi 14, 15, 16, 17 dhe 18) me sukses përfunduan trajnimin bazik për arsimim të integruar me pjesëmarrje në ligjëratën e fundit të paraparë për këtë program. Pjesëmarrësve ju drejtuan këshilltari i ministrit të arsimit dhe shkencës, Safet Neziri dhe drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski të cilët ju uruan pjesëmarrësve për përfundimin e suksesshëm të programit dhe i ndanë certifikatat.
Pjesëmarrësit e këtyre grupeve të inkuadruara në nivelin bazik të trajnimeve përbëheshin prej mësimdhënësve të cilët vijnë nga shkollat e përzgjedhura për zbatimin e Konceptit për arsim interkulturor: SHF “Toli Zordumis”, Kumanovë, SHF “Goce Delçev”, Manastir, SHF “Bashkim vëllazërim”, Dibër, SHM “Braka Miladinovci”, Shkup dhe SHF “Vëllazërimi”, Shkup. Në gupet gjithashtu morën pjesë edhe mësimdhënës të cilët zbatojnë modelin Nansen për arsimim të integruar përmes aktiviteteve projektuese nga shkollat: SHF “Nikola Karev”, Krushevë, SH” Kiril i Metodij”, Kuçevistë, SHF”Kiril i Metodij”, Kanatlarcë, SHF “Bratstvo-Migjeni”, Tetovë, SHF “Avram Pishevski”, Bardovc dhe SHF “Goce Delçev”, Konçe. Pesë grupet e pjesëmarrësve procesin e trajnimit e filluan në dhjetor 2016.