Gjatë muajit shtator 2017, në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, procesin e trajnimit e filluan pesë grupe të reja të pjesëmarrësve, respektivisht Grupet 19, 20, 21, 22 dhe 23. Gupet e reja të pjesëmarrësve në nivelin bazik të trajnimeve përbëhen prej mësimdhënësve të cilët vijnë nga shkollat e përzgjedhura për zbatimin e Konceptit për arsim interkulturor: SHF “Toli Zordumis”, Kumanovë, SHF “Goce Delçev”, Manastir, SHF “Bashkim vëllazërim”, Dibër, SHM “Braka Miladinovci”, Shkup dhe SHF “Vëllazërimi”, Shkup, SHF “Bratstvo-Migjeni”, Tetovë, SHMP “8 shtatori”, dhe SHF “Avram Pishevski”, Shkup.