Gjatë muajit dhjetor 2016, në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, procesin e trajnimit e filluan pesë grupe të reja të pjesëmarrësve, respektivisht Grupet 14, 15, 16, 17 dhe 18. Gupet e reja të pjesëmarrësve në nivelin bazik të trajnimeve përbëhen prej mësimdhënësve të cilët vijnë nga shkollat e përzgjedhura për zbatimin e Konceptit për arsim interkulturor: SHF “Toli Zordumis”, Kumanovë, SHF “Goce Delçev”, Manastir, SHF “Bashkim vëllazërim”, Dibër, SHM “Braka Miladinovci”, Shkup dhe SHF “Vëllazërimi”, Shkup. Në gupet e reja gjithashtu marrin pjesë edhe mësimdhënës të cilët do të zbatojnë modelin Nansen për arsimim të integruar përmes aktiviteteve projektuese nga shkollat: SHF “Nikola Karev”, Krushevë, SH” Kiril i Metodij”, Kuçevistë, SHF”Kiril i Metodij”, Kanatlarcë, SHF “Bratstvo-Migjeni”, Tetovë, SHF “Avram Pishevski”, Bardovc dhe SHF “Goce Delçev”, Konçe.
