Gjatë muajit nëntor 2018 mësimdhënësit Zana Amedovska Selimoska dhe Sashka Dellova realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Piramida e të ushqyerit nga Eko sekcioni, Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e shtatë.
Nxënësit ndoqën video në lidhje me piramidën e të ushqyerit dhe të ndarë nëpër grupe secili grup prezanton nga një shtresë të piramidës.
Qëllimet e aktiviteteve janë nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm në grup dhe në tandem, mbështetja e klimës pozitive sociale-emocionale në grup, nxitja e origjinalitetit, kreativitet, zhvillimi i qasjes së përgjegjshme dhe aktive ndaj detyrave në grup, rritja e vetëdijes për të konsumuar ushqim të shëndetshëm, përvetësimi i informacioneve rreth rëndësisë së një lloj ushqimi kundrejt një tjetri.