Më15 janar, 2014  Qendra për dialog Nansen Shkup përmes “Programit për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së arsimit dhe shkencës së R. së Maqedonisë” financiarisht i përkrahur nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë shpalli konkurs të hapur për ndarjen e 20 bursave për arsimtarë, profesorë dhe bashkëpunëtorë shkollor nga shkollat fillore dhe të mesme.

Interesi i mësimdhënësve për programin e trajnimeve në suaza të Qendrës për trajnim është në rritje e sipër. Tregues për këtë është numri i madh i aplikacioneve të cilat i pranoi QDN Shkup gjatë shpalljes së fundit.

20 bursa u ndanë për nivelin bazik të trajnimit në suaza të Qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar.

Më 1 shkurt, 2014 QDN Shkup e shpalli listën e kandidatëve të zgjedhur- fitues të bursave të plota për pjesëmarrje në nivelin bazik të trajnimeve për modelin Nansen për arsimim të integruar, ndërsa pjesëmarrësit filluan të ndjekin programin për trajnim më 14 shkurt, 2014.