Më 11 tetor 2016 prof. Steinar Bryn, themeluesi i Nansen Dialog Rrjetit mori pjesë në Konferencën mbi “Konventën kornizë: mjet kyç për menaxhimin e diversitetit përmes të drejtave të minoriteteve” të mbajtur në Strasburg. Konferenca u organizua nga Këshilli i Evropës, për të iniciuar grupin e katërt tematik të Komitetit Këshillues mbi zbatimin e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (KKMPK).

Gjatë fjalës kryesore, Prof. Steinar Bryn foli për nevojën për investime dhe zhvillimin e një shoqërie të përbashkët, si dhe nevojën për arsimim të integruar. Prof. Bryn theksoi se vetëm shoqëritë e integruara dhe përfshirëse mund të sigurojë mbrojtje efektive dhe promovimin e të drejtave të pakicave, dhe theksoi rëndësinë e dialogut dhe pajtimit si komponentë thelbësore në këtë proces.

Prof. Bryn adresoi çështjet aktuale shoqërore që lidhen me multikulturalizmin e cila është kontestuar nga paralelizmi kulturor dhe shpjegoi disa shembuj konkret dhe sukseset e punëtorive të dialogut të realizuara në kuadër të Nansen Dialog Rrjetit dhe punën e Qendrave të Dialogut Nansen në Ballkanin Perëndimor.

Prof. Bryn theksoi suksesin e modelit Nansen për arsimim të integruar dhe qendrën e trajnimit në QDN Shkup që kanë kontribuar në promovimin e proceseve integruese në arsim dhe shërbejë si një shembull për shumë institucione arsimore rajonale dhe ndërkombëtare.