Nën organizimin e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në Kuvendin e RMV-së, u mbajt seanca kushtuar temës: Gjuha e urrejtjes si valutë për nacionalizëm: përgjigje institucionale në RMV. Në të në mënyrë aktive morën pjesë disa organizata të shoqërisë civile, duke përfshirë Qendrën për Dialog Nansen Shkup. Drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Veton Zekolli, prezantoi rrugën e zhvillimit të aktiviteteve si dhe ndikimin dhe kontributin e tyre në promovimin dhe aplikimin e qasjes interkulturore  në fushën edukativo-arsimore, me qëllim të parandalimit të konflikteve dhe ndërtimit të paqes në shoqëri.