Më 27.09.2021, me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës organizoi një tryezë të rrumbullakët kushtuar temës: Koncepti europian i diversitetit gjuhësor në realitetin e sotëm – gjendja dhe sfidat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndër panelistët ishte Veton Zekolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Dialog Nansen Shkup, i cili ndau përvojat e modelit Nansen për arsimin interkulturor dhe kontributin e tij në kultivimin e diversitetit gjuhësor në arsim.