Forumi i 26-të i Çmimit Nobel për Paqe u organizua më datat 1, 7, 8 dhe 9 mars 2014 në Mineapolis në kampusin e Augsburg kolegjit në suaza të Universitetit të Minesotës.

Forumi i vitit 2014 ishte i përbërë nga evenimenteve të ndryshme: 1 mars- Dita e paqes dhe religjionit, 7 mars- dita e drejtësisë dhe biznesit, 8 mars- dita e shkencës dhe shëndetësisë dhe 9 mars- dita globale.

Prof. Stenar Bryn mori pjesë në Ditën e paqes dhe religjionit dhe ndër ligjëruesit tjerë të dalluar ishin Dalai Lama dhe Helen Prejean. Prof. Bryn shprehu brengën e tij lidhur me situatën e ndërtimit të paqes duke konkluduar që nuk dedikohen mjete të mjaftueshme financiare për përkrahjen e dialogut dhe pajtimit.

Fokusi u vë në kuptimin e esencës së dialogut dhe si të adresohen sfidat më të mëdha të lehtësuesve të dialogut. Sesioni u emetua përmes Google Hangout dhe në të mori pjesë projekt menaxheri pranë QDN Shkup, Veton Zekolli me kyçje të drejtpërdrejtë nga Shkupi. Z. Zekolli e prezantoi eksperiencën dhe perspektivat e Qendrës për dialog Nansen Shkup lidhur me sukseset dhe sfidat e procesit të dialogut dhe pajtimit si dhe ndikimin e lidhjeve të bashkëpunimit me Nansen Akademinë në Lilehamer, Norvegji.