Më 28 mars 2014, menaxherja për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup, Biljana Krsteska- Papiq mori pjesë në konferencën “Arsimimi dhe dialogu” e organizuar nga Qendra për dialog Sarajevë. Z-nj. Krsteska- Papiq prezantoi eksperiencën pozitive si dhe rezultatet nga zhvillimi dhe impelemtimi i modelit Nansen për arsimim të integruar në Maqedoni.

Gjatë konferencës u prezantua ligjërata nga prof. Inge Ajdsvag nga Nansen Akademia në Norvegji me temën “Roli i mësimdhënësve në procesin e arsimit”. Filmi dokumentar “Ri-bashkimi” nga Xhon Haukeland u projektua gjatë pjesës së fundit të konferencës pas së cilës vijoi një sesion me pyetje dhe përgjigje u moderuar nga prof. Steinar Bryn, themeluesi i Nansen dialog rrjetit dhe këshilltar i lartë pranë Nansen qendrës për paqe dhe dialog në Lilehamer, Norvegji.