Më 09 dhe 10.10.2010, nxënësit e dy klasave të SHMID nga f. Preljubishtë, morën pjesë në manifestimin komunal “Open Fun Football Schools” (Shkolla argëtuese të hapura për futboll) në Jegunovcë të cilët kishin për qëllim të promovojnë futbollin, sportin, mënyrën e shëndoshë të jetesës dhe shoqërim me fëmijë nga mosha të ndryshme me etnicitet të ndryshëm nga dy bashkitë, Brvenicë dhe Jegunovcë.
Dymbëdhjetë fëmijë ishin në rolin e asistentit të liderëve dhe ju ndihmuan në kryerjen e aktiviteteve. Kishin për detyrë të ju ndihmojnë pjesmarëve në kryerjen e detyrave të çdo pjese e tereneve sportive.
Realizimi kaloi në atmosferë shumë të këndshme, me shoqërim, buzëqeshje dhe argëtim në të cilën të gjithë nxënësit ishin fitues.
Pjesmarësit fituan nga një maicë dhe kapelë, ndërsa shkolla fitoi disa topa dhe rekvizita sportive për realizimin e aktiviteteve sportive.