Më 4 prill 2017, pjesëmarrësit nga Grupi 1 të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për modelin dhe qasjen Nansen, morën pjesë në modulin e sub-specializuar të realizuar nga Elena Ackovska-Leshkovkska me temën “Klima e volitshme socio- emocionale në shkolla “. Niveli i specializuar i trajnimit është plotësuar dhe avancuar me module të sub-specializuara të cilat janë të përqendruara në përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve.