Më 12 mars 2018, tandemi i mësimdhënësve Violeta Kostova dhe Urim Suli zbatuan aktivitetin “Diamantat dhe ari i Afrikës së Jugut” të planifikuar në suaza të sekcionit Popujt e botës. Qëllimet e aktivitetit ishin:
- nxitja e bashkëpunimit suksesshëm reciprok,
- kultivimi i klimës pozitive socio-emocionale në grup,
- inkurajimi i nxënësve për komunikim jo-verbal në një mjedis dygjuhësor,
- përmirësimi i vetëbesimit të nxënësve,
- promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë,
- zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave të grupit,
- thellimin e interesit të nxënësve për të studiuar karakteristikat e rajoneve të ndryshme gjeografike, specifikat dhe traditat e tyre.
“Nxënësit punojnë në grupe. Grupi i parë e bën flamurin dhe e ngjet në një poster.
Grupi i dytë përgatit origami si modele diamanti. Në pjesën e fundit të aktivitetit nxënësit përgjigjen me Po ose Jo në kuiz pyetje të thjeshta – fakte interesante për Afrikën e Jugut” V. Kostova dhe U.Suli.