Më 9 dhe 16 mars 2018, mësimdhënëset Lençe Angjelkoska dhe Afrime Durmishi realizuar aktivitetin jashtëmësimor me temë “Lojëra njoftimi për nxënësit”. Qëllimet e aktivitetit ishin:
• Njohja e ndërsjellë nxënësve dhe memorimi i emrave të miqve të rinj;
• Zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë mësimit përmes lojës;
• Inkurajimi i nxënësve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe për të ndihmuar në punimin e luleborës së parë;
• Ushtrimi i saktësisë dhe durimit gjatë prerjes së aplikacioneve dhe formave të ndryshme.
“Me qëllim që nxënësit të mbajnë mend emrat e tyre, e zbatuam lojën “Kape topin”. Nxënësit radhiten në rreth nga më i larti gjer më të ulëtin. Mësueset duhet të qëndrojnë në mes të rrethit dhe hedhin topin tek nxënësit. Nxënësi kap topin, tregon emrin e tij dhe e kthen topin tek mësuesja. Të tjerët e përsërisin emrin e tij dy herë. Topi duhet t’i hudhet secilit nxënës, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të thonë emrin e tyre” tandemi i mësueseve L. Angjelkoska dhe A. Durmishi.