Më 14 dhe 15 nëntor, 2012 prefekti i Lilehamerit z. Espen Johnsen i shoqëruar nga përfaqësuesi komunal z. Grim Syverud dhe znj. Ingun Skurdal nga Qendra Nansen për Dialog dhe Paqe vizituan zyrën e QDN Shkup dhe komunën e Jegunovcës. Qëllimi i vizitës ishte për tu informuar mbi projektet e kaluara dhe aktuale të zbatuara nga QDN Shkup dhe ndikimi i tyre mbi komunat në Maqedoni. Stafi i QDN Shkup paraqiti kronologjinë e projekteve të zbatuara nga viti 2005 deri më sot dhe rritjen e përgjithshme të QDN Shkup si pionierët e arsimit të integruar në Maqedoni. Gjatë qëndrimit delegacioni vizitoi shkollat e para fillore dhe të mesme të integruara në Jegunovcë, ku ata u takuan me mësuesit dhe nxënësit.Vizita në Jegunovcë përfundoi me një takim me kryetarin e komunës së Jegunovcës z. Toni Koceski.
NDC Shkup dhe Komuna e Lilehamer kemi krijuar marrëdhënie të shkëlqyera nëpër vite dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë përvojë në fusha të ndryshme.