Më 19 prill 2011, presidenti i R. së Maqedonisë-Gjorgje Ivanov vizitoi SHFID dhe SHMID në fshatin Preljubishtë të Tetovës. Presidenti u mirëprit nga arsimtaret dhe profesorët nga të dy shkollat, drejtori i SHMID Pero Gligorovski, drejtori i SHFID Burhan Ejupi, drejtori i Nansen rrjetit për Ballkan Stajner Brin dhe ekipit të QDN Shkup.
Për nder të vizitës së Presidentit, nxënësit e klasës së dytë dhe të trerë pranë shkollës fillore u prezentuan me këngë dhe vjersha në gjuhën shqipe dhe maqedone. Pas mbarimit të shfaqes nxënësit dhe arsimtaret u fotografuan me Presidentin.
Pas vizitës së shkollës fillore , Presidenti e vizitoi edhe SHMID ku kishte mundësi të shikojë objektin dhe të njoftohet më detajisht me procesin edukativo-arsimor i cili implementohet në SHMID. Pas vizitës së shkollave vijoi një mbledhje mes Presidentit dhe drejtorit të Nansen rrejtit për Ballkan Stajner Brin, prefektit të komunës së Jegunovcit Toni Kocevski, drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup dhe drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme. Vizita e shkollave përfundoi me dhënie të deklaratave për media.
“Shkolla paraqet një shembull të mirë se si nga mosha e re të rinjtë mund ta mësojnë gjuhën e fqinjëve të tyre, të njoftohen mes veti, dhe me këtë të kontribojnë për shkallë të lartë të integrimit në shoqëri”, deklaroi mes tjerave presidenti i R.M Gjorgje Ivanov.