Me 27 shkurt 2020, Presidenti Stevo Pendarovski vizitoi Sh.F.K Toli Zordumis, Kumanovë, si njërën nga model shkollat të kyçura në Modelin Nansen për arsim interkulturor. Gjatë vizitës së tij, presidenti pati mundësinë të bisedojë me nxënësit dhe me mësueset për aktivitetet jashtëmësimore të realizuara sipas Modelit Nansen. Presdenti pati rastin e drejtëpërdrejtë që t’i sheh efektet pozitive të qasjes interkultore në shkollë. Ai me shumë kënaqësi u kyç në aktivitetin jashtëmësimor të realizuar nga ana e tandemit: Zejnepe Bajrami dhe Merlin Stojanovska, të cilat me shumë përkushtim tani më disa vite punojnë për promovimin e vlerave dhe qëllimeve të Modelit Nansen.
