Më 22 maj 2014, QDN Shkup organizoi prezantim për prindërit e nxënësve të klasës së dytë nga paralelet në gjuhën maqedonase dhe shqipe në suaza të SHFQ “Goce Dellçev” në Gostivar. Prezantimi u realizua nga arsimtaret Nagihan Snopçe dhe Gabriella Merxhanovska me përkrahje të ekipit të QDN Shkup. Në prezantimin ishin të pranishëm drejtori i shkollës- Sasho Shareski si dhe zëvendës drejtori- Sefer Elmazi. Prindërit shprehën interes të madh dhe përkrahje për projektin dhe e dhanë pëlqimin e tyre për pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e integruara jashtëmësimore të cilat janë pjesë e modelit Nansen për arsimim të integruar. Prezantimi është hapi i parë për inkuadrimin e modelit në suaza të SHFQ “Goce Dellçev” Gostivar ndërsa hapi i ardhshëm është nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim me komunën e Gostivarit me qëllim që të formalizohet fillimi i projektit nga viti i ardhshëm shkollor.