Më 19 shtator 2012, ekipi i QDN Shkup organizoi një prezantim të projektit “Nansen modeli për arsim të integruar“ për prindërit e nxënësve në shkollën fillore “Koço Racin” Ognjanci, Komuna Petrovec. Prindërit kishin rastin të dëgjojnë prezantim pët veçoritë dhe përfitimet të këtij modeli të arsimit dhe ranë dakord mbi pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në kuadër të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore që janë pjesë e këtij projekti.

Marrëveshja për bashkëpunim në mes të Qendrës për Dialog Nansen Shkup dhe komunës së Petrovecit u nënshkrua më 22 qershor 2012 pas së cilës filluan përgatitjet për zbatimin e projektit Nansen modeli për arsimim të integruar. Aktualisht, mësuesit që do të jenë të angazhuar si implementuar direkt të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore janë në proces të përfundimit të ciklit të trajnimeve bazike për arsim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup, ku ata do të fitojnë shkathësitë dhe njohuritë e nevojshme për të zbatuar me sukses programet vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore të përgatitur nga ekipi për arsim në kuadër të QDN Shkup.