Më 28 shtator 2012, ekipi i QDN Shkup organizoi një prezantim të projektit “Nansen modeli për arsim të integruar“ për prindërit e nxënësve në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” -komuna Karbinci. Ky prezantim është një vazhdimësi e marrëveshjes së nënshkruar për bashkëpunim mes QDN Shkup dhe komunës Karbinci dhe paraqet hapin e parë për fillimin e implementimit të Nansen modelit për arsim të integruar në suaza të shkollës.Projekti do të përfshijë mësuesit, prindërit dhe nxënësit e bashkësisë etnike maqedonase dhe turke me qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe integrimit mes komuniteteve të ndryshme etnike.

Gjatë prezantimit prindërit kishin rastin të dëgjojnë për veçoritë dhe përfitimet të këtij modeli të arsimit dhe ranë dakord mbi pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në kuadër të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore që janë pjesë e këtij projekti.

Marrëveshja për bashkëpunim në mes të Qendrës për Dialog Nansen Shkup dhe komunës Karbinci u nënshkrua më 20 Shtator, 2012 pas së cilës filluan përgatitjet për zbatimin e projektit Nansen modeli për arsimim të integruar. Aktualisht, mësuesit që do të jenë të angazhuar si implementuar direkt të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore janë në proces të përfundimit të ciklit të trajnimeve bazike për arsim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup, ku ata do të fitojnë shkathësitë dhe njohuritë e nevojshme për të zbatuar me sukses programet vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore të përgatitur nga ekipi për arsim në kuadër të QDN Shkup.