Më 15 Shtator 2011, u bë prezantimi i projektit para prindërve të nxënësve të klasës së gjashtë në shkollën rajonale “Goce Dellçev”- Nova Maala, Komuna e Vasilevës, me qëllim të informimit të prindërve për qëllimin dhe rezultatet të cilat janë arritur gjer më tani me realizimin e projektit “Nansen modeli për arsimim të integruar”.
Veçoria e kesaj grupe të nxënësve është që fëmijët nga bashkësia etnike Turke fillojnë me ndjekjen e mësimit të rregullt në gjuhën Maqedonase në klasë të gjashtë, dhe realizimi i këtyre aktiviteteve të integruara jashtëmësimore do të jetë një mundësi e shkëlqyer për kultivimin e gjuhës së tyre amtare. Prezentimi në të njejtën kohë ishte mundësi pëe prindërit ta japin pajtimin e tyre për inkuadrimin e fëmijëve në aktivitetet e integruara jashtëmësimore, të cilat do të fillojnë të realizohen muajin e ardhshëm.
Më 20 Shtator 2011, një prezantim tjeter u realizua para prindërve të nxënësve nga Visoka Maala dhe para prefektit të komunës së Vasilevës, kryetares së këshillit komunal si dhe përfaqësuas të ekipit të QDN Shkup, ku pas prezantimit u shpreh interesi dhe pëlqimi për inkuaddrimin e kësaj grupe të nxënësve në aktivitetet e planifikuara në suaza të projektit.