Më 26 Dhjetor 2012, për nxënësit e kyçur në projektin Modeli Nansen për Arsim të Integruar u përgatit program për shënimin e festave të Vitit të Ri.
Në Sh. F. “Strasho Pinxhur” – Karbinci për nxënësit u organizua llotari me dhurata, ndërsa nxënësit u prezantuan me karaoke shfaqje të përgatitur sëbashku me mësuesët e tyre të cilët njëkohësisht janë edhe realizatorë të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.

Në Sh. F. “Rajko Zhinzifov” – Çair, nxënësit shijuan atmosferën e këndshme dhe argëtuese të krijuar nga ana e magjistarit profesional për fëmijë dhe me kënaqësi merrnin pjesë në programin ku kishin mundësi edhe vetë, qoftë edhe për një çast, të luajnë rolin e magjistarit.