Më 5 mars, 2015 mësimdhënësit e inkuadruar në projektin e modelit Nansen për arsimim të integruar, znj. Dragana Jovanoviç dhe znj. Selime Bajrami, shënuan fillimin e zbatimit të programit për bashkëpunim me prindër në SHF “Ali Bektashi” dhe “Vuk Stefanoviç – Karaxhiç”. Mësimdhënësit e organizuan punëtorinë e parë kreative me prindërit e fëmijëve shqiptarë dhe serbë ku prindërit së bashku me nxënësit përgatiten dekorime të ndryshme për rastin e 8  Marsit.