Më 4 mars, 2015 mësimdhënësit e inkuadruar në projektin e modelit Nansen për arsimim të integruar, znj. Radica Acevska dhe znj. Mirsada Idrizi, shënuan fillimin e zbatimit të programit për bashkëpunim me prindër në SHF “Liria” në Tetovë. Mësimdhënësit e organizuan punëtorinë e parë kreative me nënat e fëmijëve shqiptarë dhe maqedonas ku prindërit së bashku me nxënësit përgatiten dekorime të ndryshme për rastin e 8  Marsit.