Realizimi i punëtorive edukative për prindërit vazhdoi më 5 mars, 2013 në shkollën fillore “Marshall Tito”- komuna e Strumicës. Tema e punëtorisë së organizuar për prindërit e nxënësve të inkuadruar në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar ishte: “Hapat deri tek mësimi më i sukseshëm”. Gjatë puntorisë, prindërit u njohën me faktorët të cilët e lehtësojnë procesin e të mësuarit tek nxënësit, me një fokus të veçantë të rolit përkrahës të prindërve.

Punëtoria edukative ofroi këshilla praktike për prindërit se si të lehtësojnë dhe ndihmojnë procesin e të mësuarit tek fëmijët e tyre.