Më 28 shkurt dhe 1 mars, 2013 përfaqësues të ekipit për ekudim pranë QDN Shkup- Ançe Jovanoska dhe Osman Emin përgaditën dhe realizuan punëtori edukative për prindërit e nxënësve të inkuadruar në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar në shkollat fillore: “Shemshovë” (Fridtjof Nansen)- komuna Jegunovcë, “Goce Dellçev”- komuna Konçe, dhe shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade”- komuna Jegunovc.

Në Preljubishtë- komuna e Jegunovcit, punëtoritë edukative i inkuadruan prindërit e shkollës së mesme dhe fillore, dhe ishin të fokusuara rreth hapave për një mësim më të mirë. Kjo punëtori ishte e paraparë në Programin vjetor për bashkëpunim me prindër. Në komunën Konçe, punëtoria edukative u fokusua në temën “dënimi dhe shpërblimi” dhe masat të cilat duhen të ndërmeren apo të evitohen nga ana e prindërve.