Më 22 qershor 2015 QDN Shkup ishte nikoqir i takimit të parë të grupit punues për Komponentin 3 në suaza të projektit “Koncepti multietnik në arsimin”- projekt i përbashkët i implementuar në partneritet me Ministrinë e arsimit dhe shkencës dhe financiarisht i përkrahur nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.
Në grupin punues të Komponentit 3 marrin pjesë: z. Safet Neziri- Këshilltar i ministrit të arsimit dhe shkencës, z. Sasho Stojkovski- drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, z. Zoran Velkovski, profesor në Institutin e pedagogjisë, fakulteti Filologjik, z. Mite Stefanoski- përfaqësues i Byrosë për zhvillimin e arsimit, z. Jashar Kasami- përfaqësues i Inspektoratit shtetëror të arsimit, z-nj. Elizabeta Tomevska- Ilievska- profesoreshë në Institutin e pedagogjisë, fakulteti Filologjik, z-nj. Elena Rizova- profesor në Institutin e pedagogjisë, fakulteti Filologjik, z. Emre Aksakal- përfaqësues i kolegjit Yahya Kemal, z-nj. Biljana Krsteska- Papic- menaxhere e Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, z-nj. Sonaj Bilal- koordinatore për arsim pranë QDN Shkup.
Komponenti 3 ka për qëllim të zhvillojë “Koncepcionin për arsimim ndërkulturor” me qëllim të hartimit të rekomandimeve të caktuara si dhe një sërë aktivitetesh të cilat do të implementohen në nivel nacional me qëllim të përkrahjes të procesit të zhvillimit dhe implementimit të arsimimit ndërkulturor në nivelin makro dhe mikro. Gjatë takimit të parë, grupi punues diskutoi për planin zhvillimor të Koncepcionit, metodologjinë e hulumtimit si dhe resurset e domosdoshme dhe korniza kohore. Në plan është realizimi i aktiviteteve të caktuara gjatë periudhës së verës pas të cilave do të vijojë plani specifik i hulumtimit gjatë vjeshtës së vitit 2015.