Në 6 nëntor 2015, QDN Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë e shënuan hapjen zyrtare të dy kabineteve të reja për realizimin e orëve praktike në SHMTK “Gostivari” në komunën Gostivar. Rinovimi dhe pajisja e kabineteve për fizikë dhe kabinetit për kozmetikë u realizua përmes Komponentit 1 në suaza të projektit “Koncepti multietnik në arsim”- projekt i përbashkët i implementuar nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me Qendrën për dialog Nansen Shkup. Kabinetet u promovuan nga Ministri i arsimit dhe shkencës z. Abdilaqim Ademi dhe Drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, z. Sasho Stojkovski. Kabinetet janë të pajisura me mjete bashkëkohore për realizimin e orëve praktike dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e kualitetit të arsimit në shkollën e mesme profesionale.
Pas promovimit të kabineteve, ministri i arsimit së bashku me përfaqësuesit e QDN Shkup e vizituan shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar me qëllim që të shënojnë inkuadrimin e 6 paraleleve të nxënësve në modelin Nansen për arsimim të integruar. Ministri bisedoi me mësimdhënësit të cilët janë përgjegjës për realizimin e modelit Nansen për arsimim të integruar dhe i vizitoi klasat e rinovuara të cilat do të përdoren për realizimin e projektit.