Qendra për Dialog Nansen Shkup, me kënaqësi të veçantë njofton promovimin e doracakut „101 lojëra” të krijuar dhe të përgatitur nga ana e ekipit të QDN Shkup. I njëjti përmban lojëra të ndryshme argëtuese, të lehta dhe interesante, të përshtatshme për të gjithë grupmoshat. Lojërat e ofruara në këtë doracak janë të shumëllojshme dhe mund të aplikohen si në ambientin shkollor, ashtu edhe në ambientin shtëpiak, familjar.

Doracaku është i dedikuar për të gjithë mësimdhënësit, edukatorët, punonjësit profesional, prindërit, nxënësit si dhe për të gjithë profilet e interesuara.

Besojmë se ky burim prej 101 lojërave do të ndihmojë në promovimin e lojërave si pjesë e rëndësishme dhe stimuluese gjatë realizimit të procesit edukativo-arsimor.

Doracaku “101 lojëra„ është i disponueshëm në gjuhën shqipe, maqedone dhe turke.