Më 27 tetor 2018, Qendra për dialogut Nansen Shkup promovoi Doracakun për arsimtarë – Si deri te arsimi interkulturor. Doracaku u promovua gjatë konferencës ndërkombëtare për arsim interkulturor, ku morën pjesë mësues – pjesëmarrës në Qendrën e Trajnimit për arsim interkulturor, si dhe ligjërues – ekspertë ndërkombëtar.

Paula Melkvein nga Këshilli për arsim të Integruar të Irlandës së Veriut dhe Sonaj Bilall, Koordinatore për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup, theksuan rolin dhe rëndësinë e doracakut.

Paula Meklvein theksoi spektrin e metodologjive interaktive, të cilat mund të miratohet për të kultivuar klimë pozitive socio-emocionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e shkathtësive të nxënësve përmes komunikimit të hapur dhe konstruktiv; përmes zgjidhjes paqësore të konfliktit; tejkalimit të animeve, stereotipave dhe paragjykimeve; si dhe përmes kultivimit të shkathtësive për mendim kritik. Paula potencoi se njëra nga dobitë e mëdha të këtij doracaku është mënyra sesi ai demonstron, që të gjitha shkollat dhe arsimtarët në Maqedoni do të mund të angazhohen në aktivitet interkulturor pozitiv dhe të planifikuar, dhe që modeli Nansen për arsim interkulturor  theksohet në pjesët e mëvonshme, ku prezantohen rezultatet jashtëzakonisht pozitive të aktiviteteve jashtëmësimore të këtij modeli.

Koordinatorja për edukim, trajnim dhe zhvillim Sonaj Bilall theksoi se Doracaku për arsimtarë  -Si deri te arsimi interkulturor, është i shtjelluar në pajtim më Konceptin për arsim interkulturor i cili ofron udhëzime dhe zgjidhje të qarta për mënyrën sesi do të mund të transformohet sistemi edukativo-arsimor në Republikën e Maqedonisë dhe si të plotësohet me orientime dhe vlera interkulturore. Gjithashtu u theksua se Doracaku është hartuar me qëllim që t’i njoftojë arsimtarët me postulatet themelore të arsimit interkulturor, por edhe t’iu ndihmojë atyre në krijimin e iniciativave të ndryshme edukativo-arsimore me emblemën interkulturore.

 

Për ta shkarkuar dhe lexuar doracakun, klikoni në vegëzat në vazhdim:

  MaqedonishtShqipTurqisht, Anglisht