9 nëntor 2015- Qendra për dialog Nansen Shkup zhvilloi dhe paralajmëroi e-platformën për realizuesit e modelit Nansen për arsimim të integruar në arsimin fillor dhe të mesëm. E-platforma është një mjet inovativ i zhvilluar me qëllim që t’ju ofrojë mësimdhënësve të gjitha resurset dhe materialet e nevojshme për planifikim, organizim dhe realizim të suksesshëm të modelit Nansen për arsimim të integruar. E-platforma do të mundësojë avancimin e aktiviteteve jashtëmësimore, shkëmbimin e praktikave të mira, komunikim mes realizuesve si dhe komunikim mes Ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim dhe realizuesve të MNAI.

E-platforma për realizuesit e modelit Nansen për arsimim të integruar mundëson qasje të lehtësuar ndaj përmbajtjeve të ndryshme programore duke përfshirë:

–  Programet vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore për arsim fillor dhe të mesëm
–  Pako didaktike për arsim fillor dhe të mesëm
–  3 edicione të Praktikumeve për realizuesit e MNAI
–  Doracakë për prindërit
–  Doracakë për realizuesit e MNAI

Përpos resurseve të nevojshme për realizimin e modelit Nansen për arsimim të integruar, përdoruesit e platformës do të kenë mundësinë që të përdorin mjete të ndryshme komunikimi siç janë forument interne, biseda shkëmbim të mesazheve si dhe një element më se i rëndësishëm është dhe dorëzimi i përgatitjeve ditore dhe mujore.

E- platforma do të mundësojë përfitime të shumta, parimisht të lidhura me qasjen e lehtë ndaj përmbajtjeve programore, kursimi i kohës dhe resurseve, avancimi i shkathtësive kompjuterike, zgjidhje të begatshme dhe ideja për planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore.

Platforma do të lëshohet në përdorim më 10 dhjetor dhe secili nga realizuesit e modelit Nansen do të ketë faqe të posaçme në suaza të platformës e adaptuar enkas për nevojat specifike të moshës së caktuar të nxënësve apo sekcionet e programeve.