Më 22 Janar, 2015 në hapësirat e EU Info Qendrës në Shkup u organizua promovimi oficial i Fondacionit për Arsimim të integruar.
Fondacioni për arsim të integruar (FAI) është organizatë joqeveritare, jopartiake dhe jofitimprurëse i cili i kushtohet dhe i ofron mbështetje arsimit përmes krijimit dhe zhvillimit të resurseve që do të nxisin risi në arsim, promovon dhe njeh solucione të përsosura që në mënyrë të suksesshme do tu përgjigjen nevojave të nxënësve, arsimtarëve, shkollave dhe shoqërisë.
Vizioni i Fondacionit për arsimim të integruar është të siguroj qasje të barabartë në arsim cilësor për të gjithë nxënësit pavarësisht të përkatësisë fetare, gjuhësorë ose etnike duke i promovuar njëkohësisht vlerat e demokracisë, paqes, kuptimit të ndërsjellët, dialogut, tolerancës dhe bashkëpunimit.
Qëllimi i Fondacionit për Arsimim të Integruar është që të promovojë implementimin e modelit Nansen për arsimim të integruar në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni duke mundësuar dhe përkrahur shkollat në procesin e transformimit në shkolla të integruara sipas modelit Nansen për arsimim të integruar.
Gjatë promovimit të Fondacionit për arsimim të integruar gjithashtu u prezantuan anëtarët e Bordit Drejtues të Fondacionit për arsimim të integruar i përbërë nga: z. Xhon Horekens, z-nj. Talat Azad, z. Nikola Dimitrov, z. Knut Volebek, z-nj. Simone Filipini, z. Sasho Stojkovski, z. Safet Neziri dhe z. Ervan Fuere.
Në evenimentin morën pjesë anëtarë të dalluar të Bordit drejtues të fonacionit, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës.
Gjatë evenimentit, të pranishmëve ju drejtuan;z. Sasho Stojkovski, Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit për arsimim të integruar, z. Veton Zekolli, Drejtori i Fondacionit për arsimim të integruar dhe z. Xhon Horekens, anëtar i Bordit Drejtues të Fondacionit për arsimim të integruar.
Fondacioni për Arsimim të integruar do të përkrahë aktivitetet për arsimim të integruar me qëllim të parandalimit të ndarjes së shkollave duke ofruar mundësi për bashkëpunim, shoqërim, komunikim mes nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve me përkatësi të ndryshme etnike, religjioze dhe kulturore duke ndërtuar mirëbesim dhe duke parandaluar dhunën.