Qendra për dialog Nansen me kënaqësi shpall raportet nga vlerësimi i realizimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsim interkulturor në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar.

Hulumtimi u realizuar nga prof. dr. Vera Stojanovska  dhe prof. dr. Hana Saliu me qëllim që të bëhet vlerësimi i cilësisë së realizimit të aktiviteteve jashtëmësimore sipas MNAN-së nga aspekti i qëllimeve të përkufizuara globale. Për ndjekje të realizimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore ishin realizuar observime në terren në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar gjatë periudhës tetor-dhjetor 2018. Në këtë shkollë mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase në dy turne, atë të mëngjesit dhe të pasdites. Në njërin turn zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, ndërsa në turnin tjetër zhvillohet mësimi në gjuhën maqedonase.

Në periudhën kohore të sipërpërmendur gjithsej u observuan 11 orë të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore (8 të mësimit klasor dhe 3 të mësimit lëndor). Orët realizoheshin nga çifte mësimore, të cilët zhvillojnë mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Më poshtë janë vegëzat në të cilat mund ti lexoni raportet nga hulumtimet të cilat janë në dispozicion në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Raport nga hulumtimi i realizuar nga prof. dr. Vera Stojanovska

 

Raport nga hulumtimi i realizuar nga prof. dr. Hana Saliu