Më 10 tetor, 2013, Qendra për Dialog Nansen Shkup e publikoi Praktikumin e dytë për realizuesit e MNAI i titulluar “Dizajni multikulturor i shkollës”.

Përmes përmbajtjeve të këtij praktikumi, të gjithë relizuesve të djetëpërdrejtë të modelit Nansen për arsimim të integruar ju ofrohen më tepër modele të sukseshme dhe praktike si dhe mënyra të ndyshme për senzibilizimin e nxënësve, prindërve dhe familjeve rreth vlerave multikulturore, pikërisht për shkak të elementeve dhe përmbajteve të inkorporuara gjatë rregullimit të hapsirës shkollore, e cila në esencë është një lloj burimi, respektivisht kurikul i “fshehur”.

Përmbajtjet në Praktikumin kanë për qëllim t’i inspirojnë dhe shtysin mësimdhënësit  gjatë përgaditjes dhe krijimit të shumë përmbajtjeve të reja multikukturore të cilat janë themeli i krijimit të imazhit të një shkolle e cila paraqet qendër multikulturore në rrethin lokal më të afërt.