Gjatë muajit prill 2018, mësimdhënësit Frosina Maneva dhe Selver Abazi zbatuan aktivitete interkulturore jashtëmësimore si dhe punëtori kreative me nxënësit. Gjatë aktiviteteve të planifikuara dhe zbatuara nga tandemi i mësimdhënësve, nxënësit së bashku festuan Pashkët, hartuan portrete, dëgjonin muzikë klasike dhe pop, dizajnuan posterë për pop-muzikë dhe ndanë preferencat e tyre muzikore, si dhe morën pjesë aktive në të gjitha aktivitetet për promovimin e kohezionit grupor dhe në aktivitetet edukative.