Më 4 prill 2018, mësimdhënëset Todorka Krajçeska dhe Seide Neziri organizuan punëtori kreative me prindërit e nxënësve të inkuadruar në projekt. Gjatë punëtorisë, prindërit punuan së bashku me fëmijet dhe mësimdhënësit dhe shprehën potencialin e tyre kreativ. Me qëllim të promovimit të rolit të prindërve dhe pjesëmarrjen aktive në formësimin e aktiviteteve shkollore, çdo vit përgatitet Program për bashkëpunim me prindër i cili parashikon forma të ndryshme të aktiviteteve me qëllim të bashkëpunimit konstruktiv në relacionin: prindër – shkollë – shërbimi profesional – udhëheqësia e shkollës por edhe komunikim të hapur dhe fleksibil gjatë tërë vitit shkollor.

Qëllimet e programit janë:

  • Avancimi i bashkëpunimit dhe mirëbesimi i prindërve ndaj shkollës dhe ekipit të mësimdhënësve;
  • Promovimi i rolit aktiv të prindërve për idejimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore;
  • Përforcimi i raporteve të bashkëpunimit mes prindërve me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore;
  • Thellimi i shkathtësive jetësore tek prindërit si dhe formimi i shprehive për vetë-arsimim të vazhdueshëm;
  • Nxitja e vetëbesimit tek prindërit si dhe të raportit pozitiv ndaj bashkësisë.