Më 27 qershor, 2013 ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup realizoi një punëtori njëditore me grupin e dytë të arsimtarëve të cilët i ndiqnin trajnimet bazike për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup. Qëllimi i punëtorisë ishte vlerësimi dhe diskutimi rreth procesit të trajnimeve për modelin Nansen për arsimim të integruar.

Gjatë punëtorisë u aplikuan metoda dhe teknika të ndyshme të punës me qëllim që të bhet vlerësimi i procesit të përgjithshëm të realizimit të pakos bazike të trajnimeve për arsimim të integruar.

Arsimtarët të cilët morrën pjasë në trajnimet i shprehën qëndrimet dhe mendimet e tyre rreth fushave tematike të përfshira në pakon bazike për arsimim të integruar, si dhe përshtypjet e tyre nga aplikimi i teknikave, metodave dhe formave të ndyshme të punës të cilat janë karakteristike për modelin Nansen për arsimim të integruar, njëkohësisht edhe për trajnimet të cilat realizohen në suaza të Qendrës për trajnim.