Më 26 qershor, 2013 QDN Shkup organizoi punëtori për arimtarët të cilët i implementojnë aktivitetet e integruara jashtëmësimore në Nansen model shkollat. Qëllimi i punëtorisë ishte të bëhet vetë-vlerësimi i aktiviteteve të integruara jashtëmësimore nga ana e arsimtarëve të realizuara gjatë vitit shkollor 2012/2013 në shkollat të cilat e aplikojnë modelin Nansen për arsimim të integruar.

Arsimitarët kishin rastin të bëjnë vlerësimin e kualitetit të aktiviteteve të realizuara përmes disa kategorive të klasifikuara paraprakisht: komponenta dygjuhësore, klima socio-emocionale, bashkëpunimi ekipor dhe tandemik, aplikimi i metodës së lojës, komunikimi, etj.

Punëtoria u përgadit dhe u realizua nga ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup i përbërë nga: Biljana Krsteska Papiq- menaxhuese e ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim dhe koordinatorët për edukim Anica Onosimoska, Sonaj Bilal dhe Osman Emin. Punëtoria u realizua në ghuhën maqedonase, shqipe dhe turke.