Si pjesë e seksionit të artit, më 5 prill 2018, mësimdhënëset Valentina Petrushevska-Blagoevska dhe Ylbere Arifi organizuan punëtorinë e Pashkëve. Qëllimet e aktivitetit ishin:

  • nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm reciprok;
  • kultivimi i klimës pozitive socio-emocionale në grup;
  • inkurajimi i nxënësve për komunikim joverbal në një mjedis dygjuhësor;
  • Përmirësimi i vetëbesimit të nxënësve;
  • promovimi i orgjinalitetit të fëmijëve, krijimtarisë;
  • zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave të grupit, etj;
  • përfitimi i njohurive, shkathtësive dhe aftësive për planifikimin, organizimin, realizimin dhe vlerësimin e aktiviteteve jashtëmësimore;
  • socializimi i nxënësve nga etni të ndryshme, toleranca reciproke;
  • njohja e festës së Pashkëve
  • ushtrimi i aftësive motorike duke dekoruar vezë të Pashkëve.

“Nxënësit pikturojnë vezët e ziera dhe i dekorojnë sipas dëshirës së tyre. Ata punojnë në mënyrë të pavarur, dekorojnë me zbukurime të përgatitura. Në fund të aktivitetit, ne shikojmë vezët e zbukuruara dhe zgjedhim vezën më interesante të Pashkëve” tandemi i mësimdhënëseve