Këtë javë, në kuadër Qendrës për trajnim të QDN Shkup u mbajt puntoria e pestë për pjesëmarrësit e tetë grupeve të ciklit të trajnimeve për arsim interkulturor.
Në hapjen e ligjeratës u drejtua me disa fjalë z. Robert Alagjozovski, kryetar i Trupit Koordinues për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare “Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizëm” pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, i cili theksoi rëndësinë e arsimit interkulturor si një tendencë dhe nevojë aktuale për shoqëritë bashkëkohore.
Gjithashtu, bashkëpunëtori dhe ligjeruesi ynë ndërkombëtar dhe shumëvjeçar Prof. Steinar Bryn, nga Akademia Nansen në Lillehammer, Norvegji, i cili gjithashtu është edhe themelues i Rrjetit Nansen në Ballkan, përmes ligjeratës së tij theksoi rolin e rëndësishëm të mësimdhënësve në transformimim interkulturor të shkollave.
Falenderojmë përzemërsisht bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit tanë për përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në ligjeratë.