Më 2 dhe 7 mars 2018 mësimdhënëset Merlin Stojanovska dhe Zejnepe Bajrami zbatuan aktivitetet e planifikuara me nxënlsit si pjesë e sekcionit të Artit. Qëllimet e aktiviteteve ishin të nxisnin kuriozitetin e nxënlsve për krijimin e artit vizual me materiale të ndryshme, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë midis nxënësve në grup. Gjatë punëtorive, nxënësit patën rastin të ndërtojnë shtëpiza për zogj si dhe kartolina urimi për 8 Mars të cilat i shpërndanë në rrethinën e shkollës.