Në datën 21 dhe 22.08.2010 u realizuan dy puntori me nxënësit e ardhshëm të cilët do të jenë gjenerata e parë e nxënësve në SHMID, f.Preljubishtë.

Qëllimi i puntorive ishte:

– njoftimi i nxënësve ndërmjet tyre dhe senzibilizimi për rëndësinë e bashkpunimit në tandem dhe në tim,
– zhvillimi i shkathtësive komunikative si parakusht për bashkpunim dhe ndihmesë kualitative dhe konstruktive ndërmjet tyre,
– aftësimi i nxënësve për komunikim joverbal në grupë e cila e mban shenjën e një strukture etnike heterogjene si dhe
– ushtrimi i ndëgjimit aktiv te bashkëpjesmarësit.

Në puntorinë u miratuan disa teknika të ndryshme dhe lojëra të cilat ndikuan në nxitjen dhe mirëmbajtjen e rrethit pozitiv emocional në grupë.

Pjesmarësit zhvilluan relacione të forta interpersonale, si dhe sjellje aktive ndaj përmbajtjeve të planifikuara në bazë të lojës. Të njëjtat u karakterizuan me komponentën dygjuhësore, duke u falenderuar punës tandemike të edukatorëve: Valon Sadiki dhe Gjirgji Trpeski.

Teknikat për evaluimin e puntorive që u miratuan tek nxënësit ishin vetëm një vërtetim për operacionalizimin e sukseshëm të qëllimeve, gjegjësisht të njëjtit treguan në përfitimin kryesor të puntorive- kohezivitetit të grupës.