Më 14 dhe 21 dhjetor 2012 u mbajtën puntori me nxënësit e klasës së parë – të paraleles së realizueses së aktiviteteve jashtëmësimore Mejlan Ameti. Puntoritë ishin të përgatitura dhe të realizuara nga ana e ekipit për edukim pranë QDN – Shkup. Puntoria e parë e cila u mbajtë më datë 14 dhjetor, u realizua me qëllim që nxënësit të njihen me karakteristikat themelore të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore. Të pranishëm në këtë puntori ishin 30 nxënës.

Puntoria kreative u relizua më 21 dhjetor nga ana e ekipit për edukim pranë QDN – Shkup. Puntoria ishte e përgatitur në frymë të festave të vitit të ri ku nxënësit në një atmosferë të gëzuar dhe pozitive sëbashku krijuan një pikturë të madhe të Gjyshit Dimër. Të pranishëm në këtë puntori ishin 33 nxënës.

Puntoritë realizohen me qëllim që nxënësit gradualisht të hyjnë në projektin Modeli Nansen për arsim të integruar dhe nga gjysëmvjetori i dytë zyrtarisht të fillojnë me pjesëmarrje aktive në aktivitetet e integruara jashtëmësimore.