Më 13 prill 2017, QDN Shkup, e përfaqësuar nga menaxherja e Qendrës së Trajnimit, znj. Biljana Krsteska Papiq mori pjesë në konferencën e diskutimeve të ekspertëve të titulluar “Arsimi shumëgjuhësor në rajonin e OSBE-së: përvoja dhe perspektiva për Ukrainën”, organizuar nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës. Konferenca u mbajt në Kiev, dhe mblodhi së bashku zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të institucioneve arsimore, akademikë dhe edukatorë.

Pjesëmarrësit në konferencë u mirëpritën nga Ministrja për Arsim dhe Shkencë i Ukrainës, znj. Lilija Grinjeviq dhe Këshilltari politik në kuadër të Zyrës së Komisionerit të OSBE-së për Pakicat Kombëtare z. Zahid Movlazada.

Gjatë diskutimit të ekspertëve, znj. Biljana Krsteska Papiq prezantoi modelin Nansen për arsimim të integruar, duke theksuar përfitimet nga zbatimi i tij në shoqëritë e ndara post- konfliktuoze. U theksua se modeli Nansen për arsimim të integruar u dëshmua të jetë efektiv në afrimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve me prejardhje të ndryshme.